Kapitulli 2: Jeta e Profetit Ibrahim

Kapitulli 2: Jeta e Profetit Ibrahim

Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë. Ai ishte vetëm musliman (besimtar) me besim të vërtetë e të pastër dhe nuk ishte prej idhujtarëve. Vërtet që njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ndjekësit e tij, bashkë me këtë Profet (Muhamedin) dhe besimtarët. Allahu është Ai që i ndihmon besimtarët… (Ali Imran: 67-68)

Profeti Ibrahim përmendet shpesh në Kuran si një shembull i lartë për njerëzit e tjerë. Populli i tij adhuronte idhujt, ndaj dhe ai i këshilloi të largoheshin nga kjo gjë dhe të kishin frikë nga dënimi i Allahut, mirëpo populli nuk ia vuri veshin këtyre paralajmërimeve, përkundrazi mbajti një qëndrim armiqësor. Kur presioni i popullit ndaj tij u shtua, Ibrahimit iu desh të shpërngulej në një vend tjetër bashkë me gruan, profetin Lut e ndoshta edhe me disa besimtarë të tjerë.

Ibrahimi e kishte origjinën nga Nuhu, pra, ai ishte një nga pasardhësit e tij, ndaj dhe në Kuran thuhet se ai ndoqi rrugën e Nuhut.

Paqja qoftë mbi Nuhun, në mbarë botën! Sigurisht që kështu i shpërblejmë ata që kryejnë vepra të mira. Nuhu ishte me të vërtetë një nga robërit Tanë besimtarë. Pastaj Ne i përmbytëm të tjerët. Një prej atyre që ndoqën udhën e Nuhut është edhe Ibrahimi. (Es-Saffat: 79-83)

Në kohën e profetit Ibrahim, shumë popuj që jetonin në Ultësirën e Mesopotamisë, në Anatolinë e Mesme dhe atë Lindore adhuronin yjet. Zoti i tyre më i rëndësishëm ishte Sini, zoti-hënë. Ai personifikohej si një njeri me mjekër të gjatë me një veshje që kishte të vizatuar një hënë në formë drapri. Përveç kësaj, këta njerëz bënin piktura dhe skulptura të këtyre zotave dhe i adhuronin ato. Ky ishte një besim mjaft i përhapur, i cili gjeti vend të përshtatshëm për t’u zhvilluar në Lindjen e Afërme dhe arriti të ruante ekzistencën e tij për një kohë të gjatë. Njerëzit që jetuan në këtë zonë vazhduan t’i adhuronin këta zota deri në vitin 600 e.s. Si pasojë e këtij besimi, disa ndërtesa të njohura si “zigurate”, të cilat përdoreshin si observatorë astronomikë dhe tempuj, u ndërtuan në zonën që shtrihej nga Mesopotamia deri në brendësi të Anatolias. Këtu adhuroheshin disa zota, së pari zoti-hënë Sin.12

MOONGO

Në kohën e profetit Ibrahim ekzistonin shumë besime politeiste në rajonin e Mesopotamisë. Zoti-hënë, Sini, ishte nga perënditë më të rëndësishme. Njerëzit ndërtonin statuja të këtyre perëndive dhe i adhuronin. Në të majtë mund të shihni disa statuja të Sinit. Simboli i gjysmëhënës mund të shihet qartë në gjoksin e statujës.

Kjo mënyrë besimi e zbuluar në kohët tona nëpërmjet gërmimeve arkeologjike përmendet në Kuran. Siç tregohet në Kuran, Ibrahimi refuzoi adhurimin e këtyre idhujve:

Kujto Ibrahimin kur i tha babait të tij, Azerit: “Përse i adhuroni idhujt si zota? Unë besoj se ti dhe populli yt po bëni një gabim që duket sheshazi.” Kështu Ne i treguam Ibrahimit mbretërinë e qiejve dhe të tokës, me qëllim që të ishte prej besimtarëve të vendosur. Kur e mbuloi nata me errësirën e saj, ai pa një yll dhe tha: “Ky është Zoti im.” Por kur ylli u zhduk nga shikimi, tha: “Unë nuk i dua ata që perëndojnë.” Kur pa hënën që ngrihej lart, tha: “Kjo është Zoti im.” Por kur ajo perëndoi, ai tha: “Nëse nuk më udhëzon Zoti im, unë do të jem prej njerëzve të humbur.” Kur pa diellin të ngrihej lart, tha: “Ky është Zoti im. Ky është më i madh.” Por kur ai perëndoi, tha: “O populli im! Unë nuk kam asnjë lidhje me ata që ju adhuroni në vend të Allahut.” “Unë i drejtohem – larg besimeve të kota – Atij që krijoi qiejt e tokën dhe unë nuk jam prej idhujtarëve.” (El-Enam: 74-79)

Në Kuran, nuk tregohet me detaje vendi ku lindi dhe jetoi Ibrahimi, por fakti se engjëjt e dërguar te populli i Lutit shkuan tek Ibrahimi para se të shkonin te Luti dhe i dhanë gruas së Ibrahimit lajmin e mirë të lindjes së një fëmije, tregon se Ibrahimi dhe Luti jetuan pranë njëri-tjetrit dhe ishin bashkëkohës.

Një çështje e rëndësishme rreth Ibrahimit në Kuran, e papërmendur në Dhiatën e Vjetër, është ndërtimi i Qabes. Ajo u ndërtua nga Ibrahimi dhe djali i tij, Ismaili. Sot, e vetmja gjë e ditur nga historianët për të kaluarën e Qabes është se ajo ka qenë një vend i shenjtë që në kohët e lashta. Vendosja e idhujve në të gjatë kohës së injorancës, para ardhjes së të dërguarit Muhamed, erdhi si pasojë e deformimit dhe shtrembërimit të fesë hyjnore që iu shpall Ibrahimit.

Ziggurat

Ziguratet, të cilat përdoreshin njëkohësisht si tempuj dhe observatorë astronimikë, ndërtoheshin me ndihmën e teknologjisë më të përparuar të kohës. Yjet, hëna dhe dielli ishin objektet kryesore të adhurimit. Për këtë arsye, qielli kishte rëndësi të madhe. Në të majtë dhe poshtë mund të shihni ziguratet më të rëndësishme të Mesopotamisë.

Vendlindja e Ibrahimit sipas Dhiatës së Vjetër

Vendlindja e Ibrahimit ka qenë gjithmonë një temë e diskutueshme. Ndërsa të krishterët dhe çifutët thonë se Ibrahimi lindi në jug të Mesopotamisë, mendimi mbizotërues në Botën Islame është se vendlindja e tij është Urfa-Harran. Disa zbulime të reja tregojnë se tezat e krishtera dhe çifute nuk e pasqyrojnë plotësisht të vërtetën.

Çifutët dhe të krishterët e mbështesin mendimin e tyre në Dhiatën e Vjetër, sepse në të thuhet se Ibrahimi ka lindur në qytetin e Urit, në jug të Mesopotamisë. Ibrahimi u edukua në atë qytet, më pas u nis për në Egjipt dhe arriti atje pas një udhëtimi të gjatë, në të cilin ai kaloi nëpër Harran, rajon i Turqisë.

Një dorëshkrim i Dhiatës së Vjetër i gjetur kohët e fundit shkaktoi dyshime serioze rreth vërtetësisë së këtij informacioni. Në këtë dorëshkrim grek të shekullit III p.e.s., i cili është pranuar si kopja më e vjetër e Dhiatës së Vjetër e gjetur deri tani, Uri nuk përmendet fare. Sot shumë studiues të Dhiatës së Vjetër thonë se fjala “Ur” është e pasaktë ose është një shtesë e mëvonshme. Kjo nënkupton që Ibrahimi nuk lindi në qytetin e Urit dhe mund të mos ketë qenë asnjëherë në jetën e tij në Mesopotami.

Përveç kësaj, emrat e disa vendeve dhe krahinave që ata nënkuptonin ndryshuan me kalimin e kohës. Në kohën tonë Ultësirat e Mesopotamisë identifikohen zakonisht si brigjet jugore të Irakut, ndërmjet lumenjve Tigër dhe Eufrat. Megjithatë, dy mijë vjet më parë Mesopotamia përfshinte krahina të tjera më në veri, madje duke arritur deri në Harran e duke u shtrirë deri në Turqinë e kohëve tona. Pra, edhe pse ne e pranojmë që shprehja “Ultësira e Mesopotamisë” në Dhiatën e Vjetër është e saktë, do të ishte e gabuar të mendoje që Mesopotamia e dy mijë vjetëve më parë dhe Mesopotamia e sotme janë pikërisht të njëjtat vende.

Edhe pse ka dyshime serioze dhe mospajtime në lidhje me faktin që qyteti i Urit është vendlindja e Ibrahimit, ka një pajtim të përbashkët përsa i përket faktit që Harrani dhe rrethinat e tij ishin vendi ku jetoi Ibrahimi. Përveç kësaj, një kërkim i shkurtër i bërë në Dhiatën e Vjetër, jep disa informacione që përkrahin mendimin se vendlindja e Ibrahimit ishte Harrani.

Psh, në Dhiatën e Vjetër, zona e Harranit është përcaktuar si “zona e Aramit” (Gjeneza, 11: 31 dhe 28: 10). Aty thuhet se ata që rrodhën nga familja e Ibrahimit janë “djemtë e Aramit” (Deutoronomi, 26: 5). Identifikimi i Ibrahimit si një “arami” tregon se ai e kaloi jetën në këtë zonë.

Në burimet islamike duket qartë se vendlindja e Ibrahimit është Harrani dhe Urfa. Në Urfa, e cila është quajtur “qyteti i profetëve”, ka shumë histori e legjenda për Ibrahimin.

Why was the Old Testament Altered?

Dhiata e Vjetër dhe Kurani duket sikur përshkruajnë dy profetë të ndryshëm të quajtur respektivisht Abraham dhe Ibrahim. Në Kuran, Ibrahimi është dërguar te një popull idhujtar, i cili adhuronte qiejt, yjet, hënën dhe idhuj të ndryshëm. Ai u përpoq me të gjitha forcat që t’i largonte njerëzit e tij prej këtyre besimeve supersticioze. Në këtë mënyrë ai ngjalli armiqësinë e të gjithë popullit, duke përfshirë dhe babain e tij.

Aktualisht, asnjë prej këtyre gjërave nuk përmendet në Dhiatën e Vjetër. Hedhja e Ibrahimit në zjarr apo thyerja e idhujve të popullit të tij nuk përmenden në Dhiatën e Vjetër, në të cilën Ibrahimi në përgjithësi është paraqitur si stërgjyshi i çifutëve. Duket qartë se kjo pikëpamje është futur nga paria e çifutëve që kërkonte të sillte në plan të parë konceptin e racës. _ifutët besojnë se janë një popull i zgjedhur përjetësisht nga Zoti dhe ndihen superiorë ndaj të tjerëve. Kjo është arsyeja që Ibrahimi është paraqitur si stërgjyshi i çifutëve në Dhiatën e Vjetër.

Të krishterët që besojnë në Dhiatën e Vjetër, mendojnë se Ibrahimi është stërgjyshi i çifutëve, por vetëm me një ndryshim; sipas tyre Ibrahimi nuk është çifut, por i krishterë. Të krishterët, të cilët nuk i kushtojnë vëmendje konceptit të racës aq shumë sa çifutët, mbajnë këtë qëndrim dhe kjo është një nga shkaqet e mospajtimit dhe konfliktit midis këtyre dy feve. Allahu sjell shpjegimin vijues të këtyre argumenteve në Kuran.

O ithtarë të librave të parë (çifutë dhe të krishterë)! Përse grindeni për Ibrahimin, ndërkohë që Teurati dhe Inxhili janë shpalluar pas tij? A nuk logjikoni, pra?

Ja, ju polemizuat për atë gjë për të cilën keni dije (për Isain). Pse atëherë polemizoni për çështje për të cilat ju nuk keni asnjë dijeni (për Ibrahimin)? Allahu di gjithçka, ndërsa ju nuk dini.

Ibrahimi nuk ishte as çifut e as i krishterë, por ai ishte vetëm musliman (besimtar) me besim të vërtetë e të pastër dhe nuk ishte prej idhujtarëve.

Vërtet që njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ndjekësit e tij bashkë me këtë Profet (Muhamedin) dhe besimtarët. Allahu është Ai që i ndihmon besimtarët. (Ali Imran: 65-68)

Në Kuran, shumë më ndryshe nga ajo që është shkruar në Dhiatën e Vjetër, Ibrahimi paraqitet si një profet, i cili e këshilloi popullin e tij që të largohej nga adhurimi i idhujve. Që në rininë e tij ai e paralajmëroi popullin që të hiqte dorë nga ky besim i kotë, por ata reaguan në mënyrë agresive ndaj Ibrahimit duke u përpjekur për ta vrarë. Për t’u larguar prej ligësisë së popullit të tij përfundimisht Ibrahimi u detyrua të shpërngulej.

verse

Say: “What do you think?
If Allah’s punishment were to come upon you suddenly by night or openly by day, would any but the wrongdoing people be destroyed?”
(Surat al-An’am: 47)

 

Fusnotat

12. C. Blake, Anna G. Edmonds, “Biblical Sites in Turkey”, Stamboll: Redhouse Press, 1977, fq. 13