Kapitulli 8: Profeti Sulejman dhe Mbretëresha e Sebeit

Kapitulli 8: Profeti Sulejman dhe Mbretëresha e Sebeit

Asaj iu tha: “Hyr në pallat!” Kur e pa, ajo mendoi se para saj gjendej një pellg uji, ndaj ngriti fustanin dhe zbuloi këmbët. Sulejmani i tha: “Në të vërtetë ai është një pallat i veshur me pllaka qelqi.” Atëherë ajo tha: “Zoti im! Me të vërtetë që paskam qenë e gabuar, ndaj dhe unë i nënshtrohem Allahut, Zotit të botëve, bashkë me Sulejmanin.”(En-Neml: 44)

Dokumentet historike në lidhje me takimin e profetit Sulejman me mbretëreshën e Sebeit dolën në pah nëpërmjet shqyrtimeve të bëra në gërmadhat e lashta të Sebeit, në Jemenin Jugor. Kërkimet e bëra mbi këto gërmadha zbulojnë se një mbretëreshë jetoi në këtë vend midis viteve 1000 dhe 950 p.e.s. dhe udhëtoi drejt veriut (në Jeruzalem).

Mbretłria E Sebeit
Solomon and the people of Saba

The Queen of Saba was very impressed when she saw Sulayman’s (as) palace and she submitted to Islam with Sulayman (as). A map showing the two-way route of the queen of Saba..

1. Mbretëria E Sulejmanit
2. Gadishulli Arabik
3. Mbretëria E Sebeit

a. Rruga E Vajtjes
b. Rruga Kthimit

4. Jeruzalem
5. Tigri
6. EUtrati
7. Nili

Hollësitë rreth takimit të këtyre dy sundimtarëve si dhe rreth pushtetit ekonomik e politik të vendeve të tyre gjenden të shpjeguara në suren En-Neml. Historia e tyre, e cila zë një pjesë të konsiderushme të kësaj sureje fillon me lajmin, të cilin Hud’hudi, një anëtar i ushtrisë së Sulejmanit, i dha Sulejmanit për mbretëreshën e Sebeit:

Por Hud’hudi nuk u vonua gjatë dhe (kur arriti) tha: “Kam një lajm që ti nuk e di. Unë po të sjell nga Sebei lajme të sigurta.

Unë gjeta atje një grua që i sundonte ata. Asaj i janë dhënë të gjitha gjërat që i nevojiten një sundimtari në tokë dhe ka një fron madhështor.

Unë e gjeta atë dhe popullin e saj duke adhuruar diellin në vend të Allahut, por shejtani ua ka zbukuruar punët e tyre duke i shmangur nga udha e vërtetë, ndaj ata nuk janë të udhëzuar dhe nuk adhurojnë Allahun, i Cili nxjerr në dritë çfarë fshihet në qiej dhe në tokë dhe e di se çfarë fshihni dhe çfarë shfaqni hapur.

Nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Tij, Zotit të Arshit Madhështor!

Sulejmani i tha: “Do ta shohim nëse po thua të vërtetën apo po gënjen.” (En-Neml: 22 – 27)

Pasi mori këto lajme nga Hud’hudi, Sulejmani i dha atij urdhrat që vijojnë:

Merre letrën time dhe hidhua atyre, pastaj largohu pak prej tyre dhe shih çfarë përgjigje do të kthejnë.(En-Neml: 28)

Pas kësaj Kurani tregon se si rodhën ngjarjet, pasi mbretëresha e Sebeit mori këtë letër:

Ajo tha: “O prijës! Mua më kanë sjellë një letër të rëndësishme.

Ajo është prej Sulejmanit dhe fillon: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Mos u mbani me të madh ndaj meje, por ejani tek unë si muslimanë (besimtarë të vërtetë).”

The Temple of Solomon

Tempulli i Sulejmanit

Ajo tha: “O prijës! Më jepni mendimin tuaj për këtë çështje. Unë nuk vendos asnjë çështje, pa marrë më parë pëlqimin tuaj.”

Ata i thanë: “Ne jemi të fuqishëm dhe disponojmë mundësi të mëdha për luftë por ty të takon urdhri; kështu pra, mendo mirë çfarë do të urdhërosh.”

Ajo tha: “Kur mbretërit pushtojnë një vend, e plaçkisin atë dhe i poshtërojnë njerëzit më të nderuar të atij populli. Me të vërtetë ata veprojnë kështu.

Kubbet us Sahra and the Wailing Wall

Pas shkatërrimit të tempullit të Sulejmanit, muri i vetëm i mbetur prej tij u shndërrua në “Murin e Lotëve” nga çifutët. Pas marrjes së Jeruzalemit në shekullin VII, muslimanët ndërtuan xhaminë e Umerit dhe “Kubenë e Gurit” në vendin ku ka ekzistuar më parë tempulli. 

Por unë do t’i dërgoj një dhuratë dhe do të shoh se çfarë (përgjigje) do të sjellin lajmëtarët.” Kur lajmëtarët vajtën te Sulejmani, ai u tha: “A mos vallë doni të më ndihmoni me pasuri? Ajo që më ka dhënë Allahu është më e mirë se çka ju ka dhënë juve! Për më tepër, ju jeni njerëz që kënaqeni me dhuratën tuaj!

Kthehuni prapë tek ata! Ne do të vijmë me një ushtri, të cilës nuk mund t’i bëjnë ballë dhe do t’i përzëmë prej andej të turpëruar dhe të poshtëruar.”

Ai u tha (njerëzve të tij): “O udhëheqës! Cili prej jush mund të ma sjellë fronin e saj para se ata të më vijnë të nënshtruar?” Një prej xhindëve të fuqishëm tha: “Unë do të ta sjell fronin para se të ngrihesh prej vendit. Unë jam i fuqishëm dhe i besueshëm për të kryer një shërbim të tillë.”

Ai që kishte dije mbi Librin e Shenjtë tha: “Unë do të ta sjell para se të hapësh e të mbyllësh sytë!” Kur Sulejmani e pa fronin të vendosur para tij tha: “Kjo është mirësi nga Allahu, për të më vënë në provë, nëse do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës. Kush tregohet mirënjohës, është mirënjohës për veten e vet. Kush tregohet mosmirënjohës (do t’i bëjë dëm vetes), sepse Zoti im është bujar dhe nuk ka nevojë për askënd.”

Ai tha: “Maskojeni fronin e saj që të shohim nëse do ta njohë apo jo.” Kur ajo erdhi, e pyetën: “A është froni yt si ky?” Ajo u tha: “Duket tamam si të ishte ai vetë.” (Sulejmani tha): “Neve na është dhënë dija para saj dhe ishim besimtarë që më parë.” Por atë e ndaloi (të pranonte fenë e vërtetë) ajo çka kishte adhuruar më parë në vend të Allahut, sepse ajo ishte prej një populli mosbesimtar.” (En-Neml: 29 – 43)

Pallati i Sulejmanit

Solomon’s Temple

Tempulli i Sulejmanit kishte teknologjinë më të avancuar të kohës. Në planin sipër tregohet qendra e Jeruzalemit gjatë mbretërimit të Sulejmanit.

1) Dera e Jug-Perëndimit
2) Pallati i mbretëreshës
3) Pallati i Sulejmanit
4) Hyrja me 32 shtylla
5) Gjykata

6) Pylli i Libanit
7) Shtëpia e priftërinjve të lartë
8) Hyrja e Tempullit
9) Oborri i tempullit
10) Tempulli

Në ajetet që flasin për mbretëreshën e Sebeit përmendet edhe profeti Sulejman. Në Kuran tregohet se Sulejmani kishte një pallat të mrekullueshëm dhe një mbretëri të madhe e të fuqishme. Ai kishte teknologjinë më të përparuar të kohës së tij. Në pallatin e tij të mahnitshëm, veprat e artit dhe objektet e tjera me vlerë u bënin përshtypje të gjithë atyre që i shihnin ato. Hyrja e pallatit ishte prej qelqi. Kurani e përshkruan këtë pallat dhe përshtypjen që kishte lënë ai te mbretëresha e Sebeit si më poshtë.

Asaj iu tha: “Hyr në pallat!” Kur e pa, ajo mendoi se para saj gjendej një pellg uji, ndaj ngriti fustanin dhe zbuloi këmbët. Sulejmani i tha: “Në të vërtetë ai është një pallat i veshur me pllaka qelqi.” Atëherë ajo tha: “Zoti im! Me të vërtetë që paskam qenë e gabuar, ndaj dhe unë i nënshtrohem Allahut, Zotit të botëve, bashkë me Sulejmanin” (En-Neml: 44)

Në literaturën çifute, pallati i profetit Sulejman quhet Tempulli i Sulejmanit. Sot vetëm “muri perëndimor” i këtij pallati qëndron dhe ai quhet nga çifutët “Muri i Lotëve”. Arsyeja përse ky pallat, ashtu si shumë objekte të tjera në Jeruzalem, u shkatërrua më vonë ishte sjellja e keqe, mospërfillëse dhe arrogante e çifutëve që erdhën më vonë. Në Kuran thuhet:

Ne i lajmëruam Beni Israilët në libër (Teurat): “Ju do të bëni dy herë ligësi e shkatërrime në tokë dhe do të bëheni kryelartë dhe tiranë.” Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush disa nga robërit Tanë, të cilët ishin luftëtarë të fuqishëm e të ashpër dhe hynë në çdo skutë të shtëpive tuaja. Ai (ndëshkim) ishte një premtim i përmbushur. Pastaj Ne ju ndihmuam që të triumfoni edhe një herë mbi ta, ju dhamë pasuri e fëmijë dhe ju shtuam shumë në numër. (Ne ju thamë) “Nëse bëni vepra të mira, do t’i bëni mirë vetes, nëse bëni vepra të këqija do t’i bëni keq po vetes.” Më pas, kur erdhi koha e premtimit të dytë (Ne i dërguam armiqtë tuaj), që të fusin dëshpërim në zemrat dhe fytyrat tuaja dhe të hyjnë në xhaminë (Aksa) siç patën hyrë më parë, duke rrënuar plotësisht gjithçka që u binte në duar. (Surat al-Isra: 4-5)

Të gjithë popujt e përmendur në kapitujt e mëparshëm e merituan ndëshkimin e tmerrshëm për shkak të rebelimit të tyre dhe të mosmirënjohjes ndaj mirësive të Allahut. Pasi u endën nga një vend në tjetrin me shekuj të tërë pa atdhe apo shtet, më në fund, çifutët në kohën e Sulejmanit gjetën strehë në tokat e shenjta. Por pas kësaj, për shkak të tejkalimit të të gjithë kufijve dhe për shkak të shthurjes e mosbindjes, ata u ndëshkuan.