Kapitulli 9: Shokët e Shpellës

Kapitulli 9: Shokët e Shpellës

A mendon se shokët e shpellës dhe pllaka me mbishkrimin (e emrave të tyre) ishin nga shenjat Tona të mrekullueshme? (El-Kehf: 9)

Surja e tetëmbëdhjetë në Kuran e quajtur El-Kehf, që do të thotë “Shpella”, tregon për një grup të rinjsh, të cilët u strehuan në një shpellë për t’u fshehur nga një sundimtar, i cili mohonte Allahun dhe shtypte padrejtësisht besimtarët. Ajetet mbi këtë temë janë si vijon:

Or dost thou reflect that the Companions of the Cave and of the Inscription were wonders among Our Sign?

Behold, the youths betook themselves to the Cave: they said, “Our Lord! bestow on us Mercy from Thyself, and dispose of our affair for us in the right way!”

Then We draw (a veil) over their ears, for a number of years, in the Cave, (so that they heard not):

Then We roused them, in order to test which of the two parties was best at calculating the term of years they had tarried!

We relate to thee their story in truth: they were youths who believed in their Lord, and We advanced them in guidance:

We gave strength to their hearts: Behold, they stood up and said: “Our Lord is the Lord of the heavens and of the earth: never shall we call upon any god other than Him: if we did, we should indeed have uttered an enormity!

These our people have taken for worship gods other than Him: why do they not bring forward an authority clear (and convincing) for what they do? Who doth more wrong than such as invent a falsehood against Allah?”

“When ye turn away from them and the things they worship other than Allah, betake yourselves to the Cave: Your Lord will shower His mercies on you and disposes of your affair towards comfort and ease.”

A mendon se shokët e shpellës dhe pllaka me mbishkrimin (e emrave të tyre) ishin nga shenjat Tona të mrekullueshme?

Kujto kohën kur djemtë e rinj ikën për t’u fshehur (prej popullit të tyre mosbesimtar) në shpellë dhe thanë: “Zoti ynë! Na dërgo mëshirën Tënde dhe na e lehtëso brengën tonë duke na udhëzuar në rrugë të drejtë!”

Kështu Ne i vumë në gjumë të thellë në shpellë për shumë vite.

Pastaj i ngritëm nga gjumi për të provuar se cili nga dy grupet ishte më i saktë në llogaritjen e kohës që kishin kaluar atje.

Ne të tregojmë me saktësi ty (o Muhamed) ndodhinë e tyre. Ata ishin disa djem të rinj që besuan Zotin e tyre, ndaj dhe Ne i forcuam më tepër në rrugën e drejtë.

Ne i bëmë zemrat e tyre të forta e të qëndrueshme (me dritën e besimit) kur u ngritën dhe thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i tokës, ne kurrë nuk do të adhurojmë dikë tjetër përveç Tij, sepse po të bënim një gjë të tillë, do të ishim të padrejtë dhe gënjeshtarë.

“Populli ynë adhuron perëndi të tjera në vend të Allahut. Pse nuk sjellin ata një provë bindëse e të qartë për ato (perëndi që adhurojnë)? E kush bën gabim më të madh se ai që shpif gënjeshtra ndaj Allahut?”

(Ata i thanë njëri-tjetrit): “Meqë ju u larguat prej njerëzve tuaj dhe zotave që ata adhurojnë në vend të Allahut, atëherë strehohuni në shpellë. Zoti juaj do t’ju mbulojë me mëshirën e Tij dhe do t’jua lehtësojë shqetësimin tuaj.”

Ju mund ta shihnit diellin kur lindte, duke lëvizur nga e djathta e shpellës, ndërsa kur perëndonte largohej prej tyre nga ana e majtë, kurse ata qëndronin shtrirë në një vend të gjerë në mes të shpellës. Kjo është një nga provat dhe argumentet e Allahut. Ai që udhëzon Allahu, është me të vërtetë i udhëzuar në rrugën e drejtë por për atë, të cilin Ai e shpie në rrugë të gabuar, ju nuk do të gjeni dot asnjë udhëzues për ta drejtuar (në udhën e drejtë).

Ata dukeshin sikur ishin zgjuar, por në të vërtetë ishin duke fjetur. Ne i kthenim në të djathtë dhe në të majtë, kurse qeni i tyre qëndronte me dy këmbët e para të shtrira te hyrja e shpellës. Po t’i kishe parë, do të kishe ikur me të shpejtë dhe do të tmerroheshe prej tyre.

Kështu, Ne i zgjuam nga gjumi që të pyetnin njëri-tjetrin. Njëri prej tyre pyeti: “Sa kohë keni qëndruar në gjumë?” Ata iu përgjigjën: “Kemi ndenjur një ditë ose një pjesë të saj.” (Pastaj të gjithë) thanë: “Zoti juaj e di më mirë se sa kohë keni qëndruar në gjumë… Tani, dërgoni njërin prej jush në qytet që të blejë ushqim të lejuar me këtë monedhë argjendi dhe t’jua sjellë këtu, por duhet të ketë shumë kujdes të mos marrë vesh gjë ndokush për ju.

Companions
 

Nëse e marrin vesh se ku jeni, ata do t’ju vrasin me gurë, ose do t’ju kthejnë në fenë e tyre me forcë dhe atëherë ju kurrë nuk do të shpëtoni.”

Kështu pra, Ne e bëmë të njohur çështjen e tyre për njerëzit me qëllim që ata të kuptonin se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe se nuk mund të ketë pikë dyshimi për Ditën e Kijametit. (Përkujto kohën) kur banorët e qytetit haheshin me njëri-tjetrin për çështjen e tyre dhe thanë: “Ngrini një ndërtesë mbi ta, Zoti i tyre e di më mirë çështjen e tyre.” Pastaj ata që ishin më tepër thanë: “Ne do të ndërtojmë një vend-adhurimi mbi ta.”

Disa thanë se ata ishin tre, ndërsa qeni ishte i katërti; disa të tjerë thanë se ata ishin pesë, ndërsa qeni ishte i gjashti, por këto ishin vetëm hamendje. Megjithatë disa të tjerë thonë se ata ishin shtatë, ndërsa qeni ishte i teti. Thuaju (o Muhamed): “Zoti im e di më mirë numrin e tyre; askush nuk e di atë përveç një pakice të vogël.” Kështu që mos diskuto (për numrin e tyre) më tepër se ç’të kemi treguar Ne dhe mos pyet asnjë prej tyre (çifutëve e krishterëve) për çështjen e shokëve të shpellës.

Mos thuaj kurrë për diçka: “Do ta bëj nesër.” Përveçse nëse shton thënien: “Nëse dëshiron Allahu!” Përmende Zotin tënd kur të harrosh dhe thuaj: “Mbase Zoti im më udhëzon mua në një rrugë më afër të vërtetës sesa kjo.” Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet plus nëntë vjet.

Thuaj: “Allahu e di më mirë se sa qëndruan. Vetëm Ai e njeh dijen e fshehtë të qiejve dhe tokës. Sa i mprehtë është shikimi dhe dëgjimi i tij! Ata nuk mund t’i ndihmojë askush tjetër përveç Tij dhe askush nuk ndërhyn në vendimet dhe gjykimet e Tij.” (El-Kehf: 9–26)

Sipas të dhënave, Shokët e Shpellës, të cilët lavdërohen si nga burimet islame, ashtu dhe nga ato kristiane, ranë pre e tiranisë mizore të perandorit romak, Decius. Duke u ballafaquar me shtypjen dhe padrejtësinë e Deciusit, këta të rinj e paralajmëruan popullin e tyre disa herë që të mos e braktisnin fenë e Allahut. Indiferenca e populli të tyre, shtypja e madhe që ushtronte perandori dhe kërcënimi i tyre me vdekje bëri që ata t’i braktisnin shtëpitë e tyre.

Siç vërtetojnë dokumentet historike, në atë kohë, shumë perandorë zbatuan gjerësisht politikën e terrorrit dhe shtypjes ndaj besimtarëve që i qëndruan besnikë fesë së Isait (Krishtit).

Në një letër të shkruar nga guvernatori romak Pilinius (69 – 113 e.s.), i cili qeveriste Anatolinë Veri-Perëndimore, drejtuar perandorit Trajan, përmenden disa nga pasuesit e Isait, të cilët u ndëshkuan për shkak se kundërshtuan adhurimin e statujës së perandorit. Kjo letër është një prej dokumenteve më të rëndësishme, të cilat tregojnë shtypjen që ushtrohej mbi besimtarët e drejtë në atë kohë. Në rrethana të tilla, këta të rinj, të cilëve iu kërkua t’i nënshtroheshin një sistemi pagan dhe të adhuronin perandorin, nuk e pranuan këtë dhe thanë:

“… Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i tokës, ne kurrë nuk do të adhurojmë dikë tjetër përveç Tij, sepse po të bënim një gjë të tillë, do të ishim të padrejtë dhe gënjeshtarë. “Populli ynë adhuron perëndi të tjera në vend të Allahut. Pse nuk sjellin ata një provë bindëse e të qartë për ato (perëndi që adhurojnë)? E kush bën gabim më të madh se ai që shpif gënjeshtra ndaj Allahut?”(El-Kehf: 14 – 15)

Për sa i përket zonës ku jetuan Shokët e Shpellës ekzistojnë mendime të ndryshme, por më të pranueshmet janë ato mendime që thonë se ata jetuan në Efes ose në Tarsus.

Pothuajse të gjitha burimet e krishtera e identifikojnë Efesin si vendin e shpellës, ku u strehuan këta të rinj. Disa studiues muslimanë dhe komentues të Kuranit pajtohen me burimet e krishtera në lidhje me Efesin. Disa të tjerë shpjegojnë me detaje pse Efesi nuk ishte vendi i shpellës dhe më pas përpiqen të vërtetojnë se ngjarja ndodhi në Tarsus. Në këtë studim do të merremi me të dy alternativat. Për sa i përket kohës, studiuesit në përgjithësi, duke përfshirë edhe ata të krishterë, thonë se ngjarja ka ndodhur në kohën e perandorit romak Decius (i quajtur edhe Decianus) rreth viteve 250 e.s.

Deciusi dhe Neroni njihen si perandorët romakë që kanë torturuar më shumë pasuesit e Isait. Gjatë sundimit të tij të shkurtër, Deciusi mori një vendim, i cili detyronte çdo person nën sundimin e tij që të bënte kurban për perënditë romake. Njerëzit ishin të detyruar të bënin kurban dhe për këtë merrnin një çertifikatë që u tregohej autoriteteve shtetërore që merreshin me zbatimin e vendimit. Në burimet e krishtera shkruhet se shumë njerëz e refuzuan këtë akt idhujtar dhe ikën “nga një qytet në tjetrin” ose u fshehën në vende të fshehta. Shokët e Shpellës ka shumë mundësi të jenë një grup prej këtyre besimtarëve të ikur.

Në këtë ngjarje ka diçka që duhet sqaruar. Kjo histori është treguar nga disa historianë dhe komentatorë, të cilët kanë shtuar shumë informacione të pasakta e të pakonfirmuara, duke e kthyer atë në përrallë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ngjarja nuk ka ndodhur, pasi këto deformime dhe shtesa të pasakta nuk ia ndryshojnë thelbin e vërtetë dhe të vërtetuar të ngjarjes së Shokëve të Shpellës, e cila është një realitet historik.

A janë Shokët e Shpellës nga Efesi?

Seven Sleepers

Pjesa e brendshme e shpellës në Efesus, e cila mendohet të jetë shpella e Shokëve të Shpellës.

Përsa i përket qytetit ku jetuan këta të rinj dhe shpellës në të cilën ata u strehuan tregohen vende të ndryshme në burime të ndryshme. Arsyet kryesore përse ndodh kjo janë dy: 1) Dëshira e njerëzve që të besojnë se njerëz kaq të guximshëm dhe të mirë jetuan në vendin e tyre. 2) Ngjashmëria e madhe e shpellave në ato zona. Kjo shfaqet qartë kur shikon se pothuajse në të gjitha këto vende gjendet një vend adhurimi, për të cilin thuhet se është ndërtuar në vendin e Shokëve të Shpellës.

Siç dihet, Efesi pranohet nga të krishterët se është një vend i shenjtë, sepse në të gjendet një shtëpi, e cila thuhet se i përkiste Virgjëreshës Mari dhe më vonë u kthye në kishë. Kështu, sipas burimeve të krishtera ka shumë mundësi që Shokët e Shpellës të kenë banuar në një prej këtyre vendeve të shenjta. Për më tepër, disa burime të krishtera deklarojnë me siguri se Efesi është vendi i shpellës.

Burimi më i vjetër mbi këtë temë është prifti sirian i Sarukut me emrin Xhejms (i lindur më 452 e.s.). Historiani i famshëm, Gibons, ka marrë shumë citate nga studimi i Xhejmsit, në librin e tij “The Decline and Fall of Roman Empire”. Sipas këtij libri, emri i perandorit që torturoi shtatë besimtarë të rinj dhe i detyroi të fshiheshin në një shpellë, ishte Decius. Deciusi sundoi perandorinë romake ndërmjet viteve 249 – 251 e.s. dhe periudha e tij e sundimit njihet mirë për torturat që ai praktikoi mbi pasuesit e Isait. Sipas komentuesve muslimanë, zona ku ndodhi ngjarja ishte quajtur “Afesus” ose “Afesos”. Sipas Gibonsit, emri i këtij vendi është Efes. I vendosur mbi bregun perëndimor të Anatolisë, ky qytet ishte një prej qyteteve-port të perandorisë romake. Rrënojat e këtij qyteti njihen në ditët tona si rrënojat e qytetit antik të Efesusit.

Emri i perandorit, në periudhën e sundimit të të cilit u zgjuan Shokët e Shpellës nga gjumi i tyre i gjatë, është Tezusius, sipas studiuesve muslimanë apo Theodosius II, sipas Gibonsit. Ky perandor sundoi ndërmjet viteve 408 – 450 e.s.

Duke iu referuar ajetit të mëposhtëm, në disa komente thuhet se hyrja e shpellës binte nga veriu, kështu që drita e diellit nuk mund të depërtonte brenda. Ata që mund të kalonin afër shpellës nuk mund të shihnin se ç’kishte brenda. Ajeti i Kuranit që flet për këtë informon:

Ju mund ta shihnit diellin kur lindte, duke lëvizur nga e djathta e shpellës, ndërsa kur perëndonte largohej prej tyre nga ana e majtë, kurse ata qëndronin shtrirë në një vend të gjerë në mes të shpellës. (El-Kehf: 17)

Arkeologu dr. Musa Baran është i mendimit se Efesi është vendi ku jetoi ky grup besimtarësh të rinj, në librin e tij të quajtur “Ephesus”, ku thotë:

Në vitin 250 p.e.s. shtatë të rinj që jetonin në Efes zgjodhën krishtërimin dhe refuzuan idhujtarinë. Duke u përpjekur për të gjetur një rrugëzgjidhje, këta të rinj gjetën një shpellë në shpatin e pjerrët lindor të malit Pion. Ushtarët romakë e panë këtë dhe ndërtuan një mur në hyrje të shpellës.45

Në kohët e sotme dihet se mbi këto rrënoja dhe varre të vjetra janë ndërtuar shumë ndërtesa fetare. Gërmimet e bëra nga Instituti Arkeologjik Austriak në 1926, zbuluan se rrënojat e gjetura mbi shpatin e pjerrët lindor të malit Pion i përkisnin një ndërtese të ndërtuar në emër të Shokëve të Shpellës në mes të shekullit VII (gjatë sundimit të Theodosius II).46

A janë Shokët e Shpellës nga Tarsusi?

Ephesus

Shpella në Efesus e parë nga jashtë.

Vendi i dytë i supozuar si vendi ku jetuan Shokët e Shpellës, është Tarsusi. Në Tarsus ekziston një shpellë që përngjason shumë me atë që përshkruhet në Kuran dhe gjendet mbi një mal të njohur me emrin Encilus ose Bencilus (në veri-perëndim të Tarsusit).

Mendimi, se Tarsusi është vendi i shpellës, është mendimi i shumë dijetarëve muslimanë. Një nga komentuesit më të njohur të Kuranit, Taberiu, e përcakton emrin e malit ku gjendej shpella si “Bencilius”, në librin e tij të quajtur “Historia e popujve”. Ai gjithashtu shton se ky mal është në Tarsus.47

Një tjetër komentues i Kuranit, Muhamed Emin, thotë se emri i malit ishte “Pencilus” dhe ndodhet në Tarsus. Emri që shqiptohet Pencilus ndonjëherë mund të shqiptohet edhe Encilus. Sipas tij, ndryshimi midis fjalëve shkaktohet nga shqiptimet e ndryshme të shkronjës “b” ose nga humbja e një shkronje nga fjala origjinale.48

Fahrudin Raziu, një tjetër komentues i Kuranit, shpjegon në studimin e tij se: “edhe pse ky vend quhet Efes, qëllimi është për të treguar Tarsusin, sepse Efes është vetëm një emër tjetër i Tarsusit”.49

Përveç kësaj, ky vend përcaktohet si Tarsusi nga shumë dijetarë të tjerë. Të gjithë këta komentatorë e shpjegojnë fjalinë “… Ju mund ta shihnit diellin kur lindte, duke lëvizur nga e djathta e shpellës, ndërsa kur perëndonte largohej prej tyre nga ana e majtë…” të ajetit 17 (El-Kehf), duke thënë se hyrja e shpellës në mal binte nga veriu.50

Companions of the Cave

Shpella në Tarsus, e cila mendohet të jetë shpella e Shokëve të Shpellës.

Vendbanimi i Shokëve të Shpellës ishte subjekt me interes edhe në kohën e perandorisë osmane. Në atë kohë janë bërë disa studime mbi këtë subjekt. Ka disa korrespondenca dhe një shkëmbim informacioni mbi këtë subjekt në arkivat osmane të kryeministrisë. P.sh., në një letër dërguar financës supreme të shtetit osman nga administrata lokale e Tarsusit gjendet një kërkesë zyrtare dhe një mesazh i bashkangjitur që kërkonte t’u jepej rrogë atyre njerëzve që merreshin me pastrimin dhe mirëmbajtjen e shpellës së Shokëve të Shpellës. Përgjigja që iu dha kësaj letre thoshte se në mënyrë që ajo pagesë të jepej, ishte e nevojshme që të zbulohej nëse ky vend ishte me të vërtetë vendi ku kishin banuar Shokët e Shpellës apo jo. Studimet e bëra për këtë qëllim kanë qenë shumë të dobishme në përcaktimin e vendndodhjes së vërtetë të shpellës.

 Në një raport të përgatitur pas një hetimi të bërë nga Këshilli Kombëtar, thuhet: “Në veri të Tarsusit, një provincë e Adanas, gjendet një shpellë mbi një mal dy orë larg nga Tarsusi, hyrja e së cilës bie nga veriu, ashtu siç thuhet në Kuran.51

Debatet e bëra për Shokët e Shpellës, ku dhe kur jetuan ata, gjithmonë i nxisnin autoritetet që të bënin studime mbi këtë subjekt. Kështu, shumë komente u bënë mbi këtë çështje. Megjithatë, asnjë nga këto komente nuk mund të konsiderohet i sigurtë, prandaj, pyetje të tilla si: në cilën periudhë jetuan këta besimtarë apo në cilin vend ndodhet shpella e përmendur në Kuran, mbesin pa përgjigje të sigurta.

 

Fusnotat

45 Musa Baran, “Efes”, fq.23-24

46 L.Massignon, Opera Minora, v.III, pp.104-108.

47 Historia e Taberiut, “Tarih el-Umem”..

48 Tefsiri i Muhammed Eminit .

49 Tefsiri i Fahrudin Raziut

50 Nga komentet kuranore “El-Bejdaui”, “En-Nesefi”, “El-Xhelalejn” and “Et-Tibjan”; gjithashtu “Elmalili”, “Nasuhi Bilmen”.

51 Ahmet Akgündüz, Tarsus ve Tarihi ve Ashab-i Kehf. (Ahmet Akgündüz, Tarsus and History and the Companions of the Cave.)